Ndërruan jetë dy pushues në Durrës
Dy persona kanë humbur jetën në det ditën e sotme në Durrës. Rasti i parë është shënuar në lagjen 13, ku një grua pasi u fut në det u ndie keq dhe ndërroi jetë, njofton Noa.al.
Mësohet se ajo vuante nga probleme shëndetësore, çka duket se është edhe shkaku.
Ndërkohë në Gjirin e Lalzit është mbytur një 33-vjeçar.
I riu me inicialet B.M, nga Tirana, ishte duke bërë xhiro me motor.
Në një moment ai është rrëzuar dhe pas kësaj është transportuar në spitalin e qytetit bregdetar.
Gjithsesi ndërroi jetë.