Në Camp Nou u kërkua pavarësia e Katalunisë (Video)

Një koreografi gjigante me ngjyrat e flamurit katalunas, ‘La Senyera’, ishte vendosur të dielën mbrëma në Camp Nou në fillim të sfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Përveç se është derbi më i madh në botë i futbollit, ‘el Clasico’ u tregua se është diçka më shumë. Secila ndeshje mes dy kundërshtarëve përcillet edhe me rivalitet politik ndërmjet Spanjës (që prezantohet nga Madridi) dhe të drejtave të krahinës autonome të Katalunisë (që prezantohet nga Barcelona).

Koreografia e të dielës mbrëma e përbërë nga 98.000 tifozë kishte vetëm një mesazh –“Katalunia e pavarur”.

Katalunasit e kanë filluar luftën për pavarësi që pas vdekjes së diktatorit Franco në vitin 1975.

Kriza ekonomike në Evropë ka ndikuar negativisht edhe në Spanjë, ku Katalonia mbush ¼ e buxhetit, ndërsa 16 krahinat tjera autonome plotësojë pjesën tjetër. Kështu, në shpinë të katalunasve jetojnë shumë banorë të tjerë, sidomos ata në pjesët jugore të Spanjës.

“Mjaft më na kanë udhëhequr nga Madridi. Ky është diskriminim, duam të drejtën për të vendosur vet për vete, qofshim pjesë e Spanjës ose të pavarur”, ka thënë një katalunas për AFP. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button