‘Grupi Bluprint’ kërkoi që PSP-ja “të integrohet, jo të asimilohet” në Prokurori

Prokuroria speciale publike, në nën draftin e ri të – Ligjit për Prokurorinë Publike i cili është dorëzuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut “duhet të integrohet, e jo të asimilohet në sistemin e prokurorisë Publike”, ka porositur Bluprint, grup i organizatave joqeveritare që monitorojnë reformat në gjyqësor, transmeton Meta.mk.

Kjo, siç tha Natali Petrovska, drejtore e OJQ-së “Të gjithë për gjykim të drejtë” është një nga kundërshtimet parimore kryesore lidhur me zgjidhjen e re ligjore të propozuar nga qeveria me të cilën, ndër të tjera, duhet të zgjidhet statusi PSP-së në sistemin gjyqësor në vend.

“Ne më parë kishim qëndrimin se PSP-JA si institucion përgjegjës për të luftuar korrupsionin e lartë duhet të integrohen në sistemin e prokurorisë publike, të paktën si një departament në kuadër të Departamentit të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Uranija Pirovska, drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, e cila është pjesë e Grupit Bluprint.

Duke folur në pres-konferencën e dedikuar për përgatitjen e projektligjit, statusin e PSP-së dhe hetimet për çështjen “Reket”, përfaqësuesit e grupit Bluprint e përsëritën qëndrimin e tyre parimor të shprehur më parë edhe në të kaluarën, se PSP-ja si institucion duhet të mbajë një shkallë të autonominë gjatë këtij procesi të integrimit në Prokurorinë publike.

Pirovska shprehur pakënaqësi nga fakti se përfaqësuesit e grupit Bluprint fare nuk janë thirrur për t’u prononcuar rreth propozim-ligjit të ri, ndonëse siç tha, një pjesë e vërejtjeve të tyre që i kanë dhënë në zgjidhjet e mëparshme janë përfshirë në këtë tekst.

“Nuk mund të lejohet që një ligj i tillë të miratohet me procedurë të shkurtuar, pa debat të gjerë publik dhe pa negociata mes partive politike” tha Pirovska.

Ajo thotë se, megjithatë, çështja me e rëndësishme është të shihet vullnet i fortë politik, për përballje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa të cilin është e pamundur të zbatohet ndonjë ligj për të.

Grupi Bluprint beson se me ligjin e propozuar nuk vihen në dyshim lëndët e PSP-së, përkatësisht hetimet e filluara pas 30.06.2017, dhe përkujtuan se ende po pritet që Komisioni juridiko-ligjvënës i Kuvendit të shprehet për kërkesën e Prokurorisë publik të PMV, nga shkurti i këtij viti, për mendimin parimor të Gjykatës Supreme lidhur me këto raste PSP-së.

Përfaqësuesit e grupit Bluprint shprehën pakënaqësi me mënyrën se si po zhvillohet hetimi në lëndën “Reket”, sidomos për shkak se në publik po dalin veprime rreth hetimit që nuk është në përputhje me Ligjin për procedurë penale. Ata shtuan se donin të shihnin nëse hetimi do të jetë i plotë dhe paralajmëruan se në fazën kur kjo lëndë të arrijë në gjykatë ata do ta mbikëqyrin procesin.

Përveç Komitetit të Helsinkit, Të gjithë për gjykim të drejtë, anëtarë të grupit Bluprint janë edhe Instituti për të drejtat e njeriut, Instituti për politika evropiane, Shoqatës e Avokatëve të rinj të Maqedonisë, Qendra për hulumtime dhe analiza juridike dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button