Aktivistët “luftojnë” nga brenda, policia rrethon Teatrin (FOTO)
Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur që të vijojnë protestën brenda godinës, si përpjekje për të mos lejuar shembjen e saj, transmeton TopChannel.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë edhe mbështetjen e opozitës, me kryetarin Lulzim Basha që ishte i pranishëm gjatë paradites në ambientet e godinës. Por kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë konsideruar protestën e sotme si të organizuar nga një minorancë që nuk mund të mbajë dot peng planin për teatër të ri.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi gjithashtu duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për godinën e teatrit.
LEXO: Protesta te Teatri në Tiranë, protestuesit të mbështetur nga Basha hyjnë brenda (VIDEO)
LEXO: Rama: Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet