BDI përgjigjet: RDK parti përçarëse dhe pa vizion

Ka reaguar BDI pas akuzave të RDK-së se me heshtjen e Talat Xhaferit në Komisionin për punë dhe politikë sociale po dëshmohet pafuqia politike e BDI-së. Sipas tyre, reagimi i sotëm i RDK-së demaskon naivitetin politik dhe karakterin e kameleonit të Rilindjes Demokratike Kombëtare në përcaktimet e tyre programore.

“Rufi Osmani dhe deputetët e partisë të cilën ai e udhëheq votuan pro mocionit për votëbesim të Qeverisë i cili kishte për qëllim që të dënojë nderimin institucional dhe qeveritar të Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare në Sllupçan, të dënojë riemërtimin e shkollave me emra të rilindasve
shqiptar, të dënojë avancimin e gjuhës shqipe, të dënojë përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, të dënojë intonimin e hymnit kombëtar shqiptar, amnestimin e ish ushtarëve të UÇKsë, etj” – thuhet në reagim.

Më tej BDI kritikon qëndrimin e RDK-së në seancën për votëbesim, pasi sipas tyre RDK me rreshtimin pas LSDM-së ka mohuar të arriturat e shqiptarëve duke i konsideruar ata si qytetarë të rendit të dytë.

“Për cilin moral politik flet Rilindja Demokratike Kombëtare e cila është partia e vetme shqiptare që u rreshtua pas Lidhjes SocialDemokrate të Maqedonisë në përpjekjet e tyre të përbashkëta që të mohojnë të arriturat e shqiptarëve duke i konsideruar ata si qytetarë të rendit të dytë?
RDK premtoi mbështetje për LSDMnë, më pas gjatë seancës parlamentare kritikoi LSDMnë, kurse në fund votoi pro LSDMsë. Kjo është dëshmi e paqëndrueshmërisë së partisë së krijuar pa vizion dhe me të vetmin qëllim që ta përçajë trupin votues shqiptar me çrast shkaktoi humbjen e pesë deputetëve shqiptar në zgjedhjet e fundit” – qëndron në reagimin e BDI-së.

RDK sot përmes deputetit të tyre Izet Zeqiri kritikoi pozicionin e BDI-së në Qeveri dhe mënyrën e bllokimit të ligjit për branitellat./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button