Ruhan Iljazi kandidat i PDSH-së në Tearcë

Partia Demokratike Shqiptare Dega – Tearcë mbajti Kuvend zgjedhor në të cilin zhvilloi punimet. Në këtë Kuvend u zgjodh kandidati i PDSH-së për Kryetar të komunës së Tearcës dhe lista e kandidatëve për këshilltarë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Tearcës u zgjodh z.Ruhan Iljazi. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, z.Ruhan Iljazi. shprehu falënderime për kuvendarët dhe kryesinë e partisë për besimin e dhënë. Ai më tej tha:    

“Situata e rëndë  në  të  cilën  gjenden shqiptarët detyrimisht ka përfshirë  edhe komunën tonë, vendbanimet e së  cilës përballen me mospasjen e kushteve elementare: si ujë  për pije, apo mospasjen e kushteve nëpër shkolla, mospasje të  infrastrukturës, rrugëve, kushteve në spitale si dhe me një  papunësi që  kap shifra alarmante. Kur krejt kësaj ia shtojmë edhe paaftësinë që mbisundon në  udhëheqësinë  aktuale të  kësaj komune situata paraqitet edhe më e rëndë për banorët e fshatrave të komunës së Tearcës. Kjo situatë detyrimisht kërkon një  angazhim maksimal të të gjithë neve, me qëllim që t’u gjendemi pranë  bashkëvendësve tanë të cilët ballafaqohen me probleme të shumta” – tha Iljazi.

PDSH tashmë ka bërë të ditur disa kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa partitë tjera akoma taktizojnë me emrat./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button