Arrestohet Pal Shqefni, i vuri flakën Gjergj Ndrecës (VIDEO)

Policia e Tiranës ka shoqëruar ish-të përndjekurin, Pal Shqefni, pas incidentit të përfshirjes nga flakët të ish-të përndjekurit tjetër Gjergj Ndreca, raporton ABCnews.  

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet, ku zhvillohet greva e ish-të përndjekurve. Sipas policisë ka prova dhe filmime që tregojnë qartas se zjarri Ndrecës, i është vënë nga shoku i tij Shqefni. 

Ky i fundit është shoqëruar në polici me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Gjergj Ndreca ndodhet për kurim në repartin e djegie-plastikës në spitalin numër 2 të Qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. 

Burimet nga ky spital pranuan se gjendja ishte e rëndë, por plotësisht jashtë rrezikut për jetën. 

Në të njëjtin spital u shtrua edhe grevisti Llazi Koçi, i cili pësoi gjendje të fikti në momentin e ndezjes së flakëve në trupin e Gjergj Ndrecës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button