Schuster: Falcao si Messi dhe Ronaldo

Ish trajneri i Realit të Madridit, Bernd Schuster në një intervistë për “Radio Marca” lavdëron sulmuesin e Atletiko Madridit, Radamel Falcao. Bomberi kolumbian ishte autori i dygolshit të madrilenvve në fitoren 2-1 ndaj Malagas, duke e cuar në 8 numrin e golavë të shënuar deri tani në La Liga, po aq  sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Për mendimin tim, Falcao është si Messi dhe Ronalado. Ata janë nga një planet tjetër, por Atletikon e shoh si një alternativë për vendin e tretë  në kampionat.”

Shcuster foli dhe për ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit, dhe pranoi se “El Clasikot” kanë ndyshuar, pasi tani vështirë që të parashikosh se cili do të fitojë.

“Tashmë dhe Madridit mund të fitojë në “Camp Nou”. Të dyja skuadrat janë në nivele më të barabarta. Ndeshja kishte gjithcka, gola, dy penallti të mohuara,ajo e Ozil dhe Iniestas, kartoni i kursyer për Xabi Alonson si dhe dy fenomenë, të cilët shënuan gola dhe pastaj ia lejnë lojën shokëve të skuadrës.”

Më pas 52-vjecari lëshoi dhe një mesazh për Pepen, i cili pas ndeshjes me blaugranat deklaroi se lojtarët e Barcelonës luajnë teatër kur dëmtohen nga kundërshtari.

“Pepes kur i bëjnë një faull shtihet i gjithi në fushë, prandaj të mos ankohet shumë.”

Bernd Schuster ka qënë trajneri i Realit të Madridit në sezonin 2007-2008 dhe nën drejtimin e tij “Los Blancos” fituan La Ligën dhe SuperKupen e Spanjës. /portalb/
 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button