Incident në autobusin me numër 50, lëndohet një nxënës

Edhe një incident tjetër është shënuar sot në autobusët e Qytetit të Shkupit. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në orën 07:30 në autobusin me numër 50, kur 4 -5 persona të panjohur janë grindur dhe kanë lënduar në shpinë një nxënës të shkollës së mesme.

I lënduari është banor i fshatit Çuçer, Shkup, dhe pas incidentit ka zbritur në stacionin e Bit Pazari.

Policia po bën ekspertizë, dhe vazhdon të kërkojë kryerësit e veprës penale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button