Jankullovska: vazhdojnë hetimet për vdekjen e Boris Trajkovskit

Ministrja e punëve të brendshme (MPB) Gordana Jankullovska, ka thënë se vazhdojnë hulumtimet për të zbardhur rastin në të cilin humbi jetën ish kryetari i shtetit Boris Trajkovski.

“Fuqinë e dëshmive duhet ta vlerësojë gjyqi eventualisht, por mbetem me qëndrimin se raporti i fundit që ishte çështje e shqyrtimit në Qeveri, ndërsa i përgatitur nga një komision i pavarur, dhe u jepte dritë ngjarjeve të cilat më parë nuk ishin shqyrtuar, respektivisht përmbante të dhëna të cilat në raportin paraprak të parashtruara tek prokurori dhe të shqyrtuara në suaza të hulumtimeve nuk ishin marrë parasysh” tha Jankullovska.

Jankullovska potencon se para do kohe para Qeverisë së Maqedonisë një komisionin i pavarur ekspertësh prezantoi raport në të cilin ishin përfshirë të dhëna të cilën nuk janë përmbajtur në asnjë raport më parë.

Ndryshe, kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, vdiq tragjikisht në vitin 2004, ndërsa sot e asaj dite nuk është zbuluar për shkaqet për të cilat u rrëzua aeroplani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button