Plagoset një djalosh 15 vjeçarë në Bit Pazar

Një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçarë është sulmuar dhe me siguri është therrë me thikë në shpinë tek stacioni i autobusëve, në bulevardin “Kërste Petkov Misirkov”, në Bit Pazar, kumtoi SPB Shkupi.

Incidenti ndodhi rreth orës 7.30 sot në mëngjes, kur pesë, gjashtë persona të panjohur të cilët zbritën në stacionin nga autobusi me numër 50-të dhe e sulmuan 15 vjeçarin S.K duke e therrë me thikë në shpinë.

Fëmija është dërguar në spital, ndërsa sulmuesit janë arratisur. Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.

Të premten tre persona, në mesin e të cilëve edhe një i mitur u lënduan gjatë rrahjes që ndodhi mes dy grupeve në autobusin me numër 22 para urës “Kombet e Bashkuara” në Karposh. Për këtë incident policia arrestoi tetë të mitur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button