Çmimi i derivateve në RMV, sonte do të lirohet

Prej sonte në mesnatë çmimi i derivateve do të lirohet, kumtoi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 zvogëlohet për një denarë, gjegjësisht çmimet e reja do të jenë 69.5 dhe 71.5 denarë.

Dizli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulen për gjysmë denarë. Çmimi i dizelit do të kushtojë 61.5 denarë, ndërkaq vaji 51 denarë për litër.

Mazuti M-1 HC do të ulet për 1.914 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 34.167 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button