Barça-Real, barazim 2-2 në Klasiken numër 222

Në mënyrën më klasike është mbyllur El Klasiko i kampionatit spanjoll Barcelona-Real Madrid: 2-2. Skuadra e Vilanovës edhe pse nuk arriti të marrë tre pikët në ndeshjen e zhvilluar në fushën e saj, mund të konsiderojë si sukses këtë barazim pasi mban diferencën prej 8 pikësh pas shtatë javësh kampionat me madrilenët.

Minutat e para për Barçën janë të vështira dhe në minutën e 23-të Kristiano Ronaldo ia del mbanë të mposhtë Viktor Valdesin.

Sërish shënon Ronaldo duke e çuar në 6 numrin e ndeshjeve të El Klasikos radhazi që shënon, duke thyer kështu rekordin e Zamoranos i cili ka shënuar në 5 ndeshje El Klasiko. Ky ishte momenti më i vështirë për skuadrën e Vilanovës, ku edhe Dani Alvesh tërhiqet për shkak dëmtimi, megjithatë si gjithmonë është Mesi ai që gjendet në vendin e duhur në momentin e duhur duke barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë është në lojën e saj Barcelona ndërkohë që Reali i rikthehet skemës standarte të Murinjos duke pritur momentin e kundërsulmit. Nga një goditje standarte, Messi bën mrekullinë duke kaluar Barcelonën në avantazh.

U duk se u mbyll gjithçka, por vetëm 6 minuta zgjat ky avantazh dhe sërish Kristiano Ronaldo rikthen barazpeshën duke mos njxerrë asnjë fitues nga kjo El Klasiko numër 222.

Lajme të ngjashme

Back to top button