Venezuelë, Hugo Chavez fiton zgjedhjet

Autoritetet zgjedhore në Venezuelë kanë shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale, presidentin në detyrë, Hugo Chavez.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se Chavez ka fituar 54 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, ndërsa rivali i tij, Capriles Henrique rreth 45 për qind.

Rezultati shënon fitoren e katërt radhazi të Chavez-it dhe i siguron politikanit socialist një mandat tjetër gjashtë vjeçar si president i eksportueses së naftës, Venezuelës.

Zyrtarët kanë deklaruar se në zgjedhje kanë votuar më shumë se 80 për qind të rreth 19 milionë votuesve të regjistruar.

Ndërsa shpalleshin rezultatet, mbështetësit e Chavez-it kanë festuar në rrugët e kryeqytetit, Karakas.

Chavez, një aleat i qeverisë ruse, bjelloruse dhe iraniane, është në pushtet që nga viti 1999, më shumë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të lirisë së mediave e kanë kritikuar atë për përdorimin e masave represive ndaj kritikëve të regjimit të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button