Rozana Radi, po të isha mashkull s’do tradhëtoja kurrë

Në një intervistë për atë se si do të vepronte nëse do të ishte mashkull, këngëtarja Rozana Radi ka thënë se do të rrinte në pube, por jo edhe për çdo natë, përderisa ka thënë se nuk do të luante bixhoz.

Kur është pyetur se a do të preferonte “One Night Stand”, Radi ka thënë se në lagjen ku ajo jeton nuk mendon se do të mund ta realizonte këtë.

“Varet se ku do të kisha lindur. Nëse do isha mashkull do të jetoja në Tiranë të “Tirana e re”, ku jetoj aktualisht, nuk e besoj, se shoh që çunat e lagjes nuk janë për aventurat e një nate, duken më serioz”, ka thënë ajo.

Por, kur është pyetur se pas martesës a do të tradhtonte, Radi ka thënë se nuk do ja merrte mendja.

“Ma merr mendja se nuk do të bëja të tilla kompromise”, ka thënë ajo për gazetën Panorama.

Lajme të ngjashme

Back to top button