Adele: Kujdesi për pamjen e jashtme, çështje pa vlerë

“Nuk kam kohë t’i përkushtohem një çështje të padobishme, siç është kujdesi për trupin tim. Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”. Kështu shprehet aktorja angleze me famë botërore, Adele, e cila shumë shpejt do të bëhet nënë.
 
Fillimi i karrierës artistike të këngëtares dhe sukseset e shumta të kohëve të fundit, janë përmbledhur në librin “One and Only”, shkruar nga gazetarja angleze, Sarah-Louise.
 
Në faqet e këtij libri, fituesja e disa çmimeve muzikore rrëfen karrierën profesionale dhe pjesë nga jeta e saj e përditshme, të gjitha këto janë të shoqëruara me fotografi, të cilat nuk janë shfaqur më parë në publik.
 
Kjo është një periudhë plot të reja të bukura për këngëtaren, si në jetën e saj personale ashtu edhe në atë artistike./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button