Ja pse nxënësit ia dogjën veturën drejtorit të ZLM-së

Policia ngriti padi penale ndaj pesë djelmoshave për shkak të dyshimit se e kanë djegur veturën drejtorit të shkollës së mesme “Zef Lush Marku”.

Përveç njërit nga të paditurit i cili i ka mbushur 18 vjet, katër të tjerët janë të mitur – njëri ka 16, ndërsa tre të tjerë nga 17 vjet. 

Të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe kanë shkaktuar dëm material prej rreth 390 mijë denarëve.

Të arrestuarit, më 16 prill, rreth orës 18, në oborrin e shkollës, e kanë thyer xhamin e pasmë nga ana e djathtë e vetursë dhe kanë hudhur kokteje molotovi. 

Ata janë takuar në afërsi të shkollës ku i kanë përgatitur koktejet e moltovit. Njëri prej tyre me një çekiç të vogël e ka thyer dritaren e veturës dhe i kanë hudhur ato në veturë. Çekiçin e kanë lënë në afërsi të veturës së djegur, dhe pas analizave të kryera të ADN-së janë konfirmuar gjurmët e të akuzuarit. 

Shkak për djegien e veturës, siç kanë thënë të miturit gjatë bisedës në polici, ka qenë fakti se drejtori ka vendosur që nxënësit e padisiplinuar të mos shkojnë në ekskursion.

Të miturit e arrestuar deri tani nuk kanë qenë të evidentuar në evdiencën kriminale të SPB-së në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button