Kosovarët ndihmojnë refugjatët sirianë në Turqi

Kryetari i shoqatës humanitare “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Fitim ef. Flugaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të BI në Prizren, Lutfi ef. Ballëk, para tre ditësh dorëzuan çekun e ndihmave të mbledhura nga xhemati i Kosovës në vlerë prej 55 mijë eurove.

Këto ndihma iu dorëzuan zyrtarëve dhe përgjegjësve të kampeve të refugjatëve dhe të shpërngulurve me dhunë nga lufta në Siri.Gjatë qëndrimit në Antakia të Turqisë, zyrtarët e BIK-ut patën një sërë takimesh me autoritetet më të larta të krahinës Hataj (Hatay), nga të cilit u njohën me gjendjen e krijuar në këtë zonë kufitare me Sirinë.

Përfaqësuesit e BIK-ut vizituan edhe një kamp të refugjatëve, ku bashkëbiseduan me refugjatët sirianë dhe u njohën me gjendjen e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button