Cruyff: Reali është në rrezik

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, mezi pret ndeshjen El Clasico të së dielës kundër Real Madridit, dhe mendon se kampionët në fuqi nuk mund t’ia lejojnë vetes të mposhten në Camp Nou.

“Normalisht ju nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë, por këtë herë mendoj se Madridi është në një rrezik më të madh se kurrë pasi ata janë shumë më prapa. Nëse ata e humbin këtë, do të jetë sikur e gjithë bota të bie mbi ta. Këto janë ndeshjet të cilave ua kam frikën më së shumti. Madridi do të bëjë më shumë se gjithçka për ta ndryshuar këtë situatë”.

“Mourinho do të jetë nën presion të madh pas të dielës nëse ata humbin. Atëherë do të jetë një problem i madh”, ka thënë Cruyff për Sky Sports./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button