Ja sa para mund t’i kushtojë “vetingu” i gjyqtarëve dhe prokurorëve Maqedonisë së Veriut

Procesin e kontrollit apo verifikimit të përgjithshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse Maqedonia e bën sipas formatit të Shqipërisë (veting), do të duhet të sigurohen mjete financiare për të mundur të funksionuar trupat dhe ekzekutuesit e “vetingut”, njofton Portalb.mk.

Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shqipërisë në vitin 2018-të i ka kushtuar 7.9 milionë euro, ndërkaq në vitin 2019-të 6.3 milionë euro. Me këto para janë paguar. Shqipëria këtë operacion është duke e zbatuar që nga viti 2015-të dhe i njëjti do të duhet të mbarojë në vitin 2024-të.

Maqedonia e Veriut deri më tani nuk ka zbatuar ndonjë operacion të ngjashëm në sektorin e gjyqësorit në lidhje me kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve. Vazhdimisht qeveritë e vendit, janë deklaruar se janë “për” depolitizimpafil të gjyqësorit, megjithatë, gjyqësori në vazhdon të jetë i politizuar.

Operacioni i vetëm më serioz, është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare, por momentalisht që i ka duart e bllokuara është Prokuroria Speciale Publike. Për këtë operacion, Maqedonia e Veriut në vitin 2018-të ka ndarë buxhet 3.7 milionë euro, sa gjysma e “vetingut” të Shqipërisë.

Për dallim prej Shqipërisë, që “vetingu” duhet të zbatohet për 9 vjet, Prokuroria Speciale ka mandat pesëvjeçar.

 “Veting” po, por jodomosdoshmërisht si Shqipëria

“Vetingu” i gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është i nevojshëm të jetë sipas stilit të Shqipërisë, pasi që një gjë e tillë nuk është kërkuar nga Maqedonia e Veriut, andaj i njëjti mund të ketë kosto më të vogël financiare, vlerëson për Portalb.mk profesoresha universitare Besa Arifi.

Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore
Besa Arifi, profesore e asociuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore

“Procesi i “vetingut” si i përgjithshëm është i gjerë dhe në ato përmasa që e ka bërë Shqipëria te ne nuk është kërkuar asnjëherë të realizohet, as në raportin e Pribe-së, as të Komisionit Evropian, prandaj nuk është shkuar deri atje, pasi që është menduar se me veprime të kufizuara mund të ndryshohen disa gjëra, me atë se nëse bartet përgjegjësi prej gjykatësve që kanë bërë lëshime në të kaluarën ose që eventualisht bëjnë tani, do të mund të vendosin rend në krejt atë procedurë. Një proces i tillë i kufizuar, nuk do të kishte kushtuar shumë, vetëm se duhet të bëhet në atë mënyrë që drejtësia me të vërtetë të vendoset aty ku duhet, dhe është çështje se sa kanë kapacitet institucionet dhe a ka sa duhet vullnet politik që të vendoset një rend i tillë dhe të vendoset përgjegjësi për gjyqtarët që nuk e kanë zbatuar ligjin”, thotë Arifi.

Sipas saj, stili i Shqipërisë nuk nevojitet te ne pasi që gjyqtarët dhe prokurorët në Maqedoni nuk kanë problem me pronën, por me punën që e kanë bërë.

“Te ne të gjithë gjyqtarët kanë paraqitje të pronave, nuk është këtu problemi, saqë është në mënyrat tjera korruptive, të njohësve dhe lidhjeve që i kanë. Pastrimi i gjyqësorit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe ata të cilët e ndajnë drejtësinë në mënyrë të varur dhe të anshëm, ka koston financiare”, thotë Arifi.

BDI-ja me propozim ligj është duke kërkuar nga partneri i koalicionit LSDM dhe deputetët e tjerë që ta përkrahin “Vetingun” për funksionarët aktual dhe të ardhshëm, në mesin e të cilëve do të përfshihen edhe ata të sektorit të gjyqësorit, gjyqtarët dhe prokurorët, ndërkaq nga LSDM-ja ende janë duke pritur që të shihet se çfarë do të ndodhë me reformat që aktualisht janë duke u zbatuar në sektorin e gjyqësorit.
Jozyrtarisht, edhe LSDM-ja është duke punuar për të gjetur modalitete adekuate për një proces të tillë.

Opozita shqiptare dhe maqedonase në Maqedoninë e Veriut është skeptike se me Qeverinë aktuale mund të bëhet “veting” apo verifikim i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button