Ambasadori amerikan: Taksa duhet të hiqet për të vazhduar bisedimet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, tha se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, është pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne i kemi thënë qartë Qeverisë së Kosovës se mendojmë se taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet”, tha Scott, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në një ngjarje në Beograd, ai tha se SHBA-ja “e njeh ende udhëheqjen e Bashkimit Evropian në procesin e negociatave” dhe se “është e rëndësishme që të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave”.

Dialogu është ndërprerë prejse Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa kjo taksë mbetet në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se taksa do të zbatohet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Thirrje për heqjen e taksës, Qeverisë së Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, edhe të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button