Irani kërcënoI me shkelje të reja të marrëveshjes bërthamore

Irani kërcënoi me shkelje të tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke thënë se mund të rinisë punën me centrifugat e çaktivizuara dhe të rrisë pasurimin e uraniumit në 20%.

Irani tashmë e ka tejkaluar kufirin prej 300 kilogramësh të rezervave me uranium të pasuruar, të përcaktuar me marravëeshjen bërthamore, transmeton REL.

Këta hapa vijnë pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore, vitin e kaluar, dhe kanë rikthyer sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Irani ka nisur shkeljet e marrëveshjes, duke u ankuar se palët e mbetura në të – Franca, Britania, Gjermania, Kina dhe Rusia – nuk kanë bërë sa duhet për të mbrojtur ekonominë e tij nga sanksionet.

Kërcënimet e reja për shkelje të marrëveshjes bërthamore u bënë nga Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit.

Po sot, Irani u bëri thirrje nënshkruesve evropianë të marrëveshjes që të përmbahen nga ndonjë veprim i nxituar, në përgjigje të shkeljeve të Teheranit.

Nëse palët evropiane në marrëveshje “bëjnë veprime të çuditshme, atëherë ne do t’i kalojmë të gjithë hapat e ardhshëm dhe do ta zbatojmë atë të fundit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, pa e specifikuar se cili është hapi i fundit.

Në Bruksel, një zëdhënëse e Bashkimit Evropian tha se blloku është “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga planet e Iranit për të shkelur kufirin e pasurimit të uraniumit.

Me këtë substancë, Irani potencialisht mund të krijojë armën bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button