MPJ-ja e Kosovës: Asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do të lejohet të vizitojë Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës ka vendosur që mos të jap asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për të vizituar vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryediplomatit Behgjet Pacolli, në një komunikatë për media të lëshuar nga MPJ, theksoi se të gjitha kërkesat për ta vizituar Kosovën nga zyrtarë të Beogradit do të refuzohen.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, MPJ nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka njoftuar Zyberaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button