Andy Murray e Serena Williams, tandem në “Wimbledon”

Andy Murray thotë se mundësia që të luajë me Serena Williamsin në çifte të përziera në Grand Slamin “Wimbledon” është një që të vjen një herë në jetë dhe nuk mundi ta lëshonte.

Britaniku 32-vjeçar do të luajë me tenisten e madhe amerikane si çift, ndërsa është ende duke u rikuperuar nga operimi i madh në legen, që i ishte nënshtruar në fillim të vitit.

“Mundësia që të luajë me të është e madhe dhe një gjë që nuk prisja të ndodhte”, ka deklaruar Murray, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Murray e Serena do të luajnë në rrethin e parë kundër gjermanit Andreas Mies dhe kilianes Alexa Guarachi.

Trajneri i Serenas, Patrick Mouratoglou kishte kontaktuar trajnerin e Murrayt, Jamie Delgado, për të parë nëse skocezi ishte në dispozicion për të formuar tandemin e yjeve. Të dy së bashku kanë fituar 26 turne Grand Slam.

“Mundësia që të luash së bashku me Serenan, që qartë është një nga tenistet më të mira të të gjitha kohërave dhe një nga sportistet më të mëdha, është një mundësi që nuk do të më vinte më. Ndoshta nuk do të luaj më kurrë në konkurrencë të çifteve të përziera”, ka thënë britaniku.

Për Murrayn është mundësi që të fitojë një Grand Slam tjetër dhe kjo gjashtë muaj pasi iu nënshtrua një operimi të madh në legen. Skocezi 32-vjeçar kishte thënë se operimi mund t’ia përfundonte karrierën, por ai u kthye në çifte, në turneun në Queen’s muajin e kaluar. Ish-tenisti numër një në botë ka vendosur se gara në çifte është më e mira për t’u kthyer gradualisht në tenis. Kështu që ai në çifte fitoi turneun në Queen’s, në tandem, me spanjollin Feliciano Lopez.

Në “Wimbledon” në çifte të meshkujve është tandem me francezin Pierre-Hugues Herbert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button