Cakaj: Qëndrimi i SHBA-së dhe BE-së është i qartë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj  ka thënë mbrëmë se deklaratat e SHBA e BE janë të qarta, se autoritetet e dala nga zgjedhjet e 30 Qershorit duhet të marrin detyrën.

“Nëse e kuptoni drejtë deklaratën e BE, e SHBA, çështja është fare e qartë. Autoritetet e reja lokale duhet të marrin detyrat, të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe do të procedohet sipas vendimeve të gjykatës. Por kjo nuk do të thotë se sipas certifikimeve të KQZ-së nuk do të procedohet me konsitutimin e mandateve në bashkitë e reja”

Cakaj tha në “Opinion” se këto mandate vijnë nga zgjedhje të cilat janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Ministri theksoi se sa i përket Gjykatës Kushtetuese, SHBA në deklaratën e saj i referohet opozitës dhe jo qeverisë.

“Këto mandate derivojnë nga zgjedhjet e zhvilluara në përputhje me legjislacionin e brendshëm dhe standardet ndërkombëtare. Interpretimin e standardeve ndërkombëtare nuk e bëj unë, as pjesëmarrësit në emisionin tuaj. E bëjnë të qartë deklarata e vetë SHBA, BE-së, Këshillit të Europës dhe OSBE-së dhe nuk kemi pse ne bëjmë interpretin e tyre. Qëndrimi i tyre është i qartë. Procedim me rezultatet e zgjedhjeve të 30 Qershorit, deri në konstituimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Por të lutem ta keni parasysh, që nëse e kuptoni drejt kontekstin e deklaratës së SHBA, nuk është duke iu referuar qeverisë, sepse qeveria nuk ka dilema lidhur me kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, ka opozita. Ajo është thirrje që opozita të bëhet aktor institucional dhe shqetësimet e saj t’i kanalizojë nëpërmjet mekanizmave kushtetues”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button