Edmond Temelko i ka humbur zgjedhjet për kryetar të Pustecit

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko, ka përjetuar humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës, nga Pali Kolefski. Ai tha se mbështetja e dhënë do të jetë obligimin ndaj të gjithë banorët e Prespës së Vogël për ardhmërinë e tyre më të mirë, njofton Portalb.mk.

“U jam shumë falënderues për besimin që ma keni dhënë. Funksioni i ri për mua nënkupton obligim ndaj të gjithë banorëve, pavarësisht nëse e kanë dhënë apo jo votën për mua. Pres mbështetje të madhe nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama, por edhe vendi amë Maqedonia”, tha kryetari i ri i Pustecit.

Kolefski, në zgjedhjet e djeshme lokale i ka marrë 1505 ose 68.84% të votave, ose 646 vota më shumë se kundër-kandidati Temelko, i cili në krye të komunës ka qenë tre mandate.

Ndryshe, Temellko është një nga të akuzuarit e rastit “Titanik” për parregullsitë zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, kur ka dërguar për votim persona nga Komuna e Pustecit në Maqedoni. Ai një periudhë ishte në paraburgim, pastaj si masë për përkujdesje i është marrë pasaporta, por edhe ajo iu dha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button