Mançevski: Gjatë udhëtimit në rajon, roaming më të lirë deri në 99%

Çmimet e shërbimeve të rajonit prej sot për Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, janë zvogëluar për 68% gjatë thirrjeve dalëse, për 31% për thirrjet hyrëse, për 71% sms-porositë dhe për 89% shfrytëzimi i internetit. Zvogëlim për të gjitha shërbimet roaming do të ketë edhe për në Shqipëri dhe Kosovë, me vlerë prej mbi 93%, njofton Portalb.mk.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë,DamjanMançevski në konferencë për shtyp ka theksuar se gjatë udhëtimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, do të mundet të shfrytëzohet interneti, të dërgohen sms-porosi dhe të pranohen thirrje për çmime më të ulëta, madje deri në 99%.

“Konkretisht, do të mundet të kryhen thirrje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, me çmim prej 5.05 denarë për minutë (me TVSH), për çka çmimi i deritanishëm ishte 75.4 denarë, do të mundin të pranojnë thirrje në cilindo vend me çmim prej 2.9 denarë për minutë (me TSH), në vend se sa ka qenë deri më tani 30.2 dcenarë dhe do të dërgojnë porosi me çmim prej 2.6 denarë (me TVSH), në vend sa ka qenë deri më tani 16.1 denarë. Çmimet janë lineare, gjegjësisht vlejnë për të gjitha vendet dhe për cilindo operator”, tha Mançevski.

Sipas tij, zvogëlimi do të kontribuojë në zhvillimin dhe lehtësimin e komunikimit për ato që rregullisht udhëtojnë për shkak obligimeve të punës, por edhe për qytetarët që udhëtojnë si turistë, veçmas në periudhën e verës.

Mançevski sqaroi se dallimi në zvogëlimin e çmimeve është shprehur në përgjindje dhe ka të bëjë me shtet që paraprakisht kemi nënshkruar marrëveshje për zvogëlimin e çmimeve të roamingut (Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi), ndërkaq në grupin e dytë janë vendet që çmimet nuk ishin rregulluar paraprakisht (Shqipëri dhe Kosovë).

Me marrëveshjen për zvogëlimin e çmimeve të roamingut, parashihet që në korrik të vitit 2021, roamingu në Ballkanin Perëndimor, plotësisht të shfuqizohet.

“Kjo marrëveshje ishte parakusht për fillimin e procesit për zvogëlim të çmimeve për roaming edhe me BE-në. Bisedimet do t’i iniciojmë menjëherë, ndërkaq qëllimi do të jetë që së shpejti pas 1 korrikut të vitit 2021, të ulen çmimet në mënyrë drastike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button