Zgjedhjet lokale Shqipëri, të bojkotuara nga opozita, përfunduan qetë

Në situatën e pazakontë të bojkotit nga opozita jashtë parlamentare, e drejtuar nga Partia Demokratike (PD), më e madhja në opozitë në Shqipëri, Zgjedhjet Lokale 2019 ( 30.06.) u karakterizuan nga qetësia dhe rregulli.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thanë për DW se incidentet nuk janë mbizotëruese. Pati disa protesta sporadike në Tiranë nga mbështetës të opozitës para qendrave të votimit në mjediset e disa shkollave të mesme të kryeqytetit. U raportua për thyerje xhamash në një qendër votimi në Skrapar dhe grisje demonstrative të fletës së votimit në një qendër votimi në Kamëz. Disa protestues zgjodhën të talleshin duke dalë nëpër rrugë me muzikë dhe slogane, siç bëhej në votimet moniste të regjimit komunist.

Në këtë atmosferë të qetë, por të ngarkuar me potencial trazirash, Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it ka shmangur përplasjen me protestat e opozitës. Në një njoftim zyrtar; Misioni bën me dije se kryesuesja e tij, Ambasadorja Audrey Glover, anuloi vëzhgimin e saj në qendrën e votimit të ngritur në shkollën Vasil Shanto, në Tiranë. ”Situata ishte e pafavorshme për vëzhgim, për shkak të protestave të opozitës joparlamentarë nga militantë të PD”, – thekson njoftimi.

Prej orës 07:00 deri në orën 19.00 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive.

Zgjedhjet lokale po monitorohen nga 150 vëzhguese të OSBE/ODIHR si edhe nga misionet e ambasadave të huaja në vendin tonë, transmeton Top Channel.

Në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, Policia e Shtetit ka angazhuar 7779 efektivë, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Rama: Kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin ka një fund të dështuar dhe me turp

Kryeministri Edi Rama rreth orës 09:18 ka shkuar për të votuar në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel. Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që  çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar, transmeton Top Channel.

“Sot është shumë e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të ju japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon njëherë përgjithmonë se me popullin nuk  luhet. Sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe  kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp.

E rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe kurrë më interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button