Dy të dyshuar janë liruar nga paraburgimi, ende nuk dihet për Janakievskin

Dy nga dhjetë të dyshuarit, të cilët u arrestuan këtë mëngjes me urdhër të Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u liruan nga paraburgimi dhe morën masa parandaluese, njofton Fokus jozyrtarisht.

Sipas burimeve të Fokus, prokuroria, ndonëse ka kërkuar paraburgim, për dy nga të dyshuarit e tërhoqi kërkesën.

Ende nuk ka informacion nëse gjyqtari i procedurës paraprake do të urdhërojë burgim për ish-ministrin Mile Janakieski dhe të dyshuarit e tjerë.

Siç njoftoi sot prokurorja Ivana Trajçeva, ka të bëjë me lidhjen e marrëveshjeve për tjetërsimin e tokës në pronësi të shtetit.

Më konkretisht, bëhet fjale për katër lokacione me qëllim të ndërtimit të komplekseve të hoteleve. Një nga vendet është i njohur si Shkallë spanjolle. Dhjetëra persona akuzohen për shpërdorim të detyrës gjatë kryerjes së performancës jo etike në shërbim. Trajçeva shpjegoi se kontratat parashikonin detyrime ndaj kontraktorit që nuk ishin respektuar.

Prokuroria kërkon të ngrijë pronën e të dyshuarve për kompensimin e dëmit të shkaktuar në shumën prej 2.6 milion euro.

LEXO: Detaje nga aksion policor, Janakiesi dhe 10 ish funksionarë në arrest

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button