Borçe Davitkovski, kryetar i Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit

Qendra për  komunikim me opinionin e LSDM-së ka informuar se është gjetur zgjidhja për kryetarin e Komisionit, i cili do të hetojë ngjarjen e 24 dhjetorit. Dekani i Fakultetit Juridik në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”,Borçe Davitkovski do të jetë në krye të këtij Komisioni, për themelimin e të cilit pengesë kryesore ka qenë pikërisht se kush do ta drejtojë atë

“Veçanërisht gëzon fakti që kompromisi nëkupton zgjedhjen e kryetarit, i cili është ekspert vendas, i respektuar në opinion dhe në profesionin e tij. Presim që Komisioni të kryejë punën në mënyrë efikase dhe së shpejti  të dalë me konkluzione, për ngjarjen e shumë pëfolur . Kjo është një bazë e mirë për normalizimin e dialogut politik në Maqedoni dhe një nxitje për procesin integrues të vendit”, theksojnë në LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button