Filipçe: U desh të na ndodhte epidemia, që të vetëdijesohemi

Saktë gjysmë viti zgjatë epidemia e fruthit. Sëmundja është paraqitur në dhjetor në çerdhen në Radishan, pas së cilës është shpallur epidemi në nivel lokal, ndërkaq kur mori hov më të madh, u shpall edhe në Shkup, dhe më vonë në tërë territorin e shtetit, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Kur në fillim u konstatua se mijëra fëmijë deri në 14 vjet nuk kanë marrë vaksina kundër fruthit, Ministria e Shëndetësisë filloi të ndërmarrë një sërë masash. Nga kjo distancë kohore, punët ndjeshëm janë ndryshuar kur bëhet fjalë për vaksinim. Ministri Venko Filipçe. Për “Meta”, thotë se është i kënaqur që herët u shpall epidemia në bazë të rekomandimeve të epidemiologëve.

“Duke e pasur parasysh se të gjitha masat që janë miratuar, jam i kënaqur nga numri i të vaksinuarve që më herët nuk kanë qenë të vaksinuar, para se gjithash në Shkup. Për fat të keq, në një mënyrë jo të mirë, nëpërmjet epidemisë, neve na është dhënë mundësia ta tregojmë rëndësinë e kësaj çështje, të tregojmë se çfarë është ajo që deri më tani nuk është respektuar. Njëra nga masat është që të ndalohet regjistrimi apo pranimi i fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe, pastaj edhe në shkolla. Për fat të keq në një mënyrë të keqe që të ngritet vetëdija te qytetarët”, thotë ministri Venko Filipçe.

Për atë, epidemia e morbileve e cila zgjatë më shumë se gjashtë muaj, është tragjedi.

“Nëse njeriu ka opsion që të mbrohet dhe vaksinohet, dhe ka sëmundje të tillë, megjithatë është tragjedi. Kur do të ishte diçka që nuk mundet të pengohet, do të kuptoja, pasi që atëherë ai nuk mundet të ndikojë. Në çdo rast, kjo epidemi ka hapur shumë debate, është rritur vetëdija publike. Më vjen mirë që në nivel të Qeverisë ka pasur vendim për ndalimin e regjistrimit, në koordinim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës. Për të gjitha masat kemi marrë mbështetje të madhe nga Organizata Botërore e Shëndetit, nga sektori i tyre për imunizim. I kemi konsultuar, duke e pasur parasysh ekspertizën e tyre të madhe në këtë fushë, por edhe me të gjithë atë që mundemi të përballemi”, shton ministri.

Gjatë Epidemisë, në nivel të shtetit ka pasur katër raste të vdekjes. Nga Ministria paralajmërojnë se do të ketë kontrolle të dokumentacioneve për regjistrim të fëmijëve në çerdhe, prindërit e të cilëve kanë qenë të obliguar që të dërgojnë vërtetim për pranim të vaksinës gjatë regjistrimit në çerdhe, apo shkolla.

“Kontrollë do të ketë, duam të bëjmë. Do të shihet nëse fëmijët kanë vërtetime. Kështu do të shihet nëse ka lëshime. Nëse diku nuk ka vërtetim, ajo është shkelje serioze dhe atëherë prindi do të përballet me gjobë”, thotë Filipçe.

Epidemiologët paralajmërojnë se numri i fëmijëve të pavaksinuar është i madh pasi që anti-vaksinistët dhe fushatat e tyre bazohen në informata të gabuara.

“Opinioni duhet të dijë se sipas statistikave, në nivel botëror, një në 1.000 fëmijë mund të marrë infeksion në tru si rezultat i komplikimit të sëmundjes, ndërkaq një ose dy fëmijë në 1.000 do të ndërrojnë jetë si rezultat i komplikimit të fruthit”, thotë mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik.

Sipas raportit të fundit të ISHP-së, për muajin qershor, në nivel shtetëror janë të vaksinuar 30.406 persona, ndërkaq që nga fillimi i epidemisë, gjithsej janë prekur 1.891 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button