“World Ultra Wealth”: Në Shqipëri 55 persona me mbi 7 miliardë dollarë

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka plot 55 individë super të pasur, të cilët në total posedojnë një pasuri prej 7 miliardë dollarësh.

Pjesë e këtij raporti janë të gjithë ata individë që zotërojnë një pasuri neto me mbi 30 milionë dollarësh amerikanë.

Në botë

Në botë ka aktualisht 187.380 njerëz ultra të pasur. Kjo shifër ka pësuar një rritje me 0.6% në krahasim me vitin e kaluar.

Shuma e tyre totale, ia kalon GDP të SHBA-së dhe Kines me 3.5 trilion dollarë.
Janë gjithsej 2.160 bilionerë në botë, të cilët janë rritur me 9.4%. Nju Jorku ka shifrën më të madhe të pasanikëve në të gjithë botën.
Në Europë

Në kontinentin evropian ndodhen gjithsej 53.440 pasanikë, duke pësuar rënie me 1.9% në krahasim me vitin e kaluar. Edhe pasuria e tyre që shkon në total 6.95 trilion dollarë, ka pësuar rënie rreth 2.7%.
Në Britani

Në Britaninë e Madhe ndodhen 10.515 pasanikë. Pasuria e tyre ka pësuar rritje me 3.7% në krahasim me vitin e kaluar. Prej ketyre, 140 individë janë bilionerë.
Në Shqipëri

Sipas këtij raporti, në Shqipëri ndodhen 55 pasanikë që i bashkohen listës me njerëzit më të pasur në botë. Shqipëria ia ka kaluar Bullgarisë, Malit të Zi, Slovakisë, Qipros… Nga 45 shtetet e Europës, Shqipëria renditet në vend të 37-të. Madje në krahasim me vitin e kaluar, pasuritë e miliarderëve u rriten me 4.1%. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button