Shqipëri, Gjykata lë sërish në burg gardistin Agim Llupo

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg gardistin Agim Llupo, me akuzën për vrasje në demonstraten e 21 janarit.

Në seancen e sotme, trupi gjykues pasi mori në shqyrtim kerkesen e të akuzuarit për ndërrimin e masës së sigurise ka vendosur ta hedhë atë poshtë dhe të lërë në fuqi qendrimin në burg.

Prokuroria kundërshtoi kërkesën e avokatit për ndërrimin e masës së caktuar ndaj klientit të tij. Sipas prokurorise “ka ende prova dhe dëshmitarë që nuk janë paparaqitur”. Ndërkohë në seancën tjetër pritet të dëshmojnë edhe tre deputetët e PS-së Paulin Stërkaj, Tom Doshi dhe Besnik Bare në lidhje me ngjarjet e asaj dite./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button