Xhaferri informoi Reekerin për ligjin për branitellat

 

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri në Uashington në zyrat e Departamentit të shtetit realizoi takim me ndihmës Sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.

Zëvendëskryeministri Xhaferri gjatë takimit e informoi Reeker për rrjedhat aktuale në Republikën e Maqedonisë, me theks të vaçant debati për ligjin për ish forcat e sigurisë së Maqedonisë, çështjen e emërtimit të shkollave, kriza ekonomike në vend, dhe të tjera. Në takim u bisedua edhe lidhur me tensionimin i marrëdhënieve ndëretnike që po ndodh kohëve të fundit, si dhe u diskutuan alternativa të ndryshme për daljen nga kjo situatë. 
“Qeveria e Republikes së Maqedonisë është zotuar që të zgjidhë statusin e të rënëve gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe familjarëve të tyre. Ky obligim është i formuluar sakt në raportin që Qeveria e Maqedonisë ia dërgoi Komisionit Evropian në fund të qershorit, në lidhje me atë se çfarë është arritur 10 vitet e fundit me Marrëveshjen e Ohrit”, -theksoi Xhaferri. Propozim ligji në parlament është në kundërshtim me qëndrimet e Qeverisë dhe i diferencon palët mbi baza etnike.  

Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan, Philip Reeker tha se SHBA-të jane miq që kanë ndihmuar Maqedoninë në të gjitha proceset dhe do të vazhdojnë ta ndihmojnë, por liderët politik të Maqedonisë duhet vetë të ballafaqohen e të gjejnë zgjidhje për sfidat ekzistuese, sic është edhe zgjidhja e kontestit rreth emrit me palën greke. Nje zgjidhje e pranueshme për të dyja palët do t’i jepte Maqedonisë mundësinë për anëtarësim në NATO dhe me të edhe një perspektiv të re. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button