Koteski kërkon përgjegjësi disiplinore për rastin Sllupçan

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Goranço Koteski do të kërkojë përgjegjësi disiplinore për rastin në Sllupçan.

“Në bazë të kahjeve të komandantit suprem, të menduarit personal dhe drejtimet e organeve profesionale, mora iniciativë për përgjegjësi disiplinore për pjestarët që kanë marrë pjesë në Sllupçan dhe ndoqën ministrin e Mbrojtjes, theksoi sot Koteski.

Ai shtoi se hetimi i mëtejshëm do të tregojë pse dhe si pjestarët kanë qenë të pranishëm. Sipas Koteskit, nuk ka vend në mbrojtjen dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë për politikë dhe improvizime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button