Në Strategjinë e Bankës Botërore për RMV-në, do të realizohen projekte prej 420 milionë euro

Në kuadër të Strategjisë për bashkëpunim mes shtetit tonë dhe Bankës Botërore, Ministrisë së Financës sot ka nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim me korporatën financiare ndërkombëtare IFC dhe me SEKO, për zhvillim dhe zbatimin e Projektit për industri të lehtë në Evropën Juglindore, njofton Portalb.mk.

Sipas ministrit të Financave, ky projekt do të ndihmojë që të përmirësohet konkurrenca e furnizuesve të Maqedonisë së Veriut në rajonin e Evropës Juglindore, por edhe të rritet integrimi i tyre në eurozonë.

Ngjarja është mbajtur në kuadër të takimeve vjetore të konstituencës holandeze-belge të FFM-së dhe Bankës Botërore. Në kudër të Strategjisë që të realizohen projektet me vlerë prej 420 milionë denarë.

Me këtë rast nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler, sot e ka prezantuar Strategjinë katërvjeçare për bashkëpunim.

Miller tha se Strategjia fokusohet në tre fusha. Fusha e parë është e drejtuar drejt projekteve për rritje të konkurrencës së kompanive. Sipas tij, është shumë me rëndësi që bizneset të bëhen më konkurrente, në këtë mënyrë do të ketë punësim më të madh.

“Fusha e dytë është investimi në kapitalin njerëzor, pasi që një vend e bën më konkurrues mu kapitali njerëzor. E treta është qëndrueshmëria fiskale dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në kuadër të të cilave janë të parapara projektet për efikasitet energjetik”, tha Miller.

Tevdovski ka informuar se në kuadër të Strategjisë, 70 milionë euro do të investohen për rrugë lokale, 26 milionë për përmirësimin e transportit dhe tregtimin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa 25 milionë euro që do të investohet për efikasitet energjetik.

Me Memorandumin, do të definohen aktivitetet e ardhshme që do të jenë në drejtim drejt përmirësimit të konkurrencës së ndërmarrjeve të brendshme në industrinë automobilistike, prodhimtari të makinerive dhe pajisje dhe prodhimtari të pajisjeve elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button