ARNO i shpalli fituesit e “Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbra”
Dje, në Shkup, nën organizimin e shoqatës për inovacione sociale “ARNO”, u mbajt finalja e garës në RMV për Ide të biznesit të gjelbër.
Komisioni përzgjodhi idetë e mëposhtme: „Challenger- Aplikacioni për telefona celular që shpërblen të gjithë përdoruesit ekologjikisht të përgjegjshëm”, “ Rakatrak- qendër natyrore edukative për fëmijë për krijimin e aftësive jetësore” dhe “ Prodhimi I orizit bio-smart”, do të jenë tre idetë përfaqësuese nga RMV në garën rajonale në të cilën konkurrojnë edhe fituesit e garave nacionale në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Greqi, Kosovë, Serbi dhe Malin e Zi, të cilët garojë për të çmimin prej 10.000 dollarësh si mbështetje për realizimin e idesë së tyre.
Për fituesit nacionalë, ARNO edhe sivjet ka siguruar mbështetje nga partnerët: Ideja e radhitur e para nga gara në vendin tonë, Challenger, merr si çmim nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, një vauçer udhëtimi për ngjarje promovuese jashtë vendit. Në mënyrë plotësuese, të tre idetë fituese marrin vauçerë për shërbime konsultuese nga Asociacioni për menaxhment dhe konsultime “MKA2000”.
Sivjet, gjithsej 12 ide garuan për plasma në finale e mbajtur në vendin tonë. Finalistët prezantuan idetë e tyre për biznese të gjelbra, të cilat kanë logjikë ekonomike, ndikim pozitiv ndaj ambientit dhe komunitetit, e që mbajnë në vete elemente innovative.
Bashkë me idetë fituese, në konkurrencë u paraqitën edhe idetë:
Treebanks- platforma për blerje on-line të akomodimeve, transaksioni për të cilat mbështetje mbjelljen e një peme, Lojëra edukatie ekologjike, Digestues modular anaerobik, Kuti e zgjuar për ilaçe e krijuar nga material të rrezikuara, Kremra organikë nga lajthia me dyllë ekologjik, Shëtitje me biçikleta ekologjike, Skulptura nga mbeturinat, Ma Belle- restorant ekologjik qe do të angazhojë në vazhdimësi gjyshet për përgatitjen e ushqimeve tradicionale dhe Puzzle Green Events – agjencia e marketingut për organizimin e eventeve ” të gjelbra”.
“Sivjet në garë u paraqitën 38 aplikacione pë ride të gjelbra të biznesit. Më vjen mirë që interesimi rritet nga viti në vit. Roli ynë në këtë garë , është të të inspirojmë sa më shumë qytetarë që të mendojnë për ekonominë e gjelbër dhe të sigurojmë që këto biznese të vogla por të rëndësishme, të dëgjohen e të mbështeten. Sivjet, na gëzon fakti që përbërja e jurisë sonë është zgjeruar m përfaqësues të rinj në agjencive donator, FIZhT-it dhe OEMVP-së dhe presim që pas 5 viteve përvojë në organizimin e garave të tilla, rruga për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër , të jetë trasuar mirë sepse ne kemi vizion për një të ardhme të cilën po e ndërtojmë bashkërisht”, deklaroi Irina Janevska nga ARNO, koordinatore e projektit.
“Moto e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, është se inovacionet gjejnë përdorim gjithkund. Kjo vërtetohet edhe përmes kaq shumë propozim projekteve interesante që ishin pjesë e kësaj gare. FIZhT, do të vazhdojë të mbështesë projektet me “ komponente të gjelbra”, me përgjegjësi sociale e që ndikojnë pozitivisht për soqërinë”, deklaroi Branisllav Markovski nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
“Ekipi I idesë sonë të gjelbër të biznesit, përbëhet nga 5 individë të rinj, Teodora, unë (Ollga), Stefani, MItko dhe Filipi, që momentalisht gjendet jashtë vendit, por do të kthehet në shtator, pikërisht atëherë kur do të lançojmë aplikacionin tonë. Çfarë është Challenger? E thjeshtë, është një aplikacion mobil që ju detyron të lini makinën tuaj në shtëpi e të përdorni biçikletën ose të dilni në këmbë, sepse ne duam të krijojmë narrativin se çdo njeri që ecën në këmbë ose me biçikletë, meriton të shpërblehet. Gjithë kjo falë bizneseve lokale që marrin pjesë në shitoren tonë virtuele. Përdoruesit e këtij aplikacioni, duke mbledhur kilometrat që ecin, mbledhin edhe para me të cilat blejnë zbritjet , prodhimet ose shërbimet e tjera të shitores sonë”, deklaroi Ollga Rajçiq nga ekipi I Challenger .
“Rakatrak gjendet në një vend të mrekullueshëm në malin “ Mali i Zi i Shkupit”, pra vetëm 16 kilometra larg qendrës së Shkupit, në fshatin Çuçer. Si fillim, qendra ofron punëtori edukative – verore dhe dimërore, pranverore dhe vjeshtore. Por jo vetëm. Atje do të ketë aktivitete të tipit të organizimit të ngjarjeve interaktive në natyrë, kërkimi I thesareve brenda vetes, jashtë vetes, gjëra që do të zbavitin edhe të vegjlit edhe të rriturit e që për momentin nuk mund ti gjejnë askund tjetër përveçse në Rakatrak”, deklaroi Dejan Spasoviq nga RAKATRAK- Qendra natyrore edukative për krijimin e aftësive jetësore te fëmijët.
“Orizi bio smart , është oriz që prodhohet në mënyrë të qëndrueshme, kemi teknologji të avancuar dhe innovativ, prodhohet në mënyrën përmes së cilës përpiqemi të mbrojmë ambientin jetësor, të japim një produkt cilësor, që do të arrijë direkt nga prodhimi tek konsumatorët tanë, pra pa parapërgatitje, paspërgatitje e gjëra të tilla, por direkt nga prodhuesi te konsumatori”, deklaroi Jodranko Lefkov nga Shoqata qytetarë Grupi I Jadranit për përkrahje të prodhimit të orizit të qëndrueshëm, Vllazërimi orizor- Çeshinovë