Sondazhi: Vetëm 20 përqind e të anketuarve besojnë që ASHMAA dhe AKE janë të pavarur nga politika dhe biznesi

Vetëm 20 për qind e qytetarëve besojnë se Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dhe Agjencia për komunikime elektronike (AKE) janë të pavarura nga biznesi dhe politika, tregon një sondazh i opinionit publik lidhur me AKE dhe ASHMAAV si dhe kënaqësinë e qytetarëve nga shërbimet dhe çmimet e telefonisë mobile, të realizuar nga “Eurothink” – Qendra për strategji evropiane, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Sipas Gordan Llazarov nga “Eurothink” perceptimi i qytetarëve për transparencën dhe profesionalizmin në ASHMAAV ka shënuar rritje të vogël, ndërsa sa i përket Agjencisë për komunikime elektronike ata ngecin. Por, besimi i në të dy agjencitë, sipas Llazarovit, shënon tendencë shqetësuese dhe rënie pothuajse dyfish.

Rezultatet e anketës tregojnë se qytetarët nuk janë të njoftuar me organet rregullatore, nuk kanë besim në institucione; nga personat e anketuar, ata me arsim më të lartë janë i njohin mirë këto agjenci, por edhe ata që kanë dëgjuar për këto agjenci nuk e dinë se me çfarë saktësisht merren ato.

Mbi 60 për qind e qytetarëve besojnë se funksionet menaxhuese të të dy agjencive vendosen vetëm persona të cilët janë të afërt me parti të caktuara politike.

– Rënia serioze për rreth 50% të qytetarëve, krahasuar me vitin e kaluar, ka në aspektin se si qytetarët e shohin pavarësinë e agjencisë nga qendrat partiake dhe qeveritare. Madje mbi 50 për qind besojnë se AKE ka kompetenca autoritetin për të mbrojtur përdoruesit e telefonisë mobile – sqaroi Llazarov.

Sa për çmimet e shërbimeve të telefonisë mobile dhe të përdoruesve të internetit, rreth 50 për qind janë të kënaqur me çmimin, rreth 50 për qind nuk janë të kënaqur. Pakënaqësia më e madhe është te banorët e zonave rurale.

Anketën e ka realizuar “Eurothink” – Qendra për strategji evropiane, OJQ Info qendra, Transparenca Maqedoni, Komiteti Helsinkit për të drejtat e njeriut nga 16 shkurt deri në 7 mars me një mostër reprezentative prej mbi 1.200 të anketuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button