Politika e jashtme e Maqedonisë 2006-2012

Formulimi i shkurtër për politkën e jashtme të Maqedonisë do të ishte – Maqedonia ka politikë të jashtme për përdorim të brendshëm të rritjes së rejtingut. Nga ana tjetër, formulimi më i gjatë do të ishte – Marrëdhënie të brishta me SHBA-të, të brishta me Brukselin, Moska na sheh me një buzëqeshje që duam nga vetja të bëjmë një Turqi të kujdeshsme, e cila e di se me kë ka punë.

Gjithmonë ndaj helenizimit, do të kenë kujdes të mos i shfrytëzojmë për ndonjë gjë ndaj Athinës.

Dhe definicioni i gjerë – Në shkelma të gjithë këshilltarët e VRMO-DPMNE-së qoftë ata publik qoftë sekret në politikën e jashtmë, 2/3 e MPJ-së të shkojnë në shtëpi. Politika e jashtme kundrejt fqinjëve nuk shkon më, do të duhet të kemi administratë dhe president të ri.
Me Kinën, Rusinë, Indinë do të ishte realizimi më i madh pas aq shumë turnesh dhe miliona parash të shpenzuara, të pakëtn t’i heqnin vizat.

Rusia nuk do të ndërtojë gazsjellës nëse nuk i japim ekskluzivitet të një gazsjellësi në territorin tonë edhe atë të tyrin.

Kina, hajde mos u dalldisni. India edhe më hiç. Turneu përfundoi, ta shohim hesapin. Pikniqet e tilla me mendjen si Katari, Singapori, investimet e huaja dhe nuk e di çfarë nga bota e tretë, ja të sqarohemi, apo të presim rezultatet. Nënkuptohet asgjë nga kjo. Kjo ishte për rejting, gjoja Gruevski bën diçka dhe vetëm sa nuk ka sjellë miliardat.

E tani BE-ja. Mirë është që kanë probleme sepse do të na vendosnin në fashikull me Bjellorusinë. Fule aq shumë është kooperativ dhe i kupton këta tonët, më frikëson fakti se ka filluar shumë të na kuptojë. Kjo lidhet me faktin se ne as vet fare nuk kuptohemi. Kur në situatë të tillë në të cilën dikush neve na kupton, ndjehem si pacient.

Nëse BE-ja i rregullon gjërat dhe kanë më shumë kohë për ne, këtë Qeveria do ta embargojnë brenda një dite kështu që rrefimet për grekët dhe veton do të zhduken për një çast nga demokracia e tillë, institucionet e partizuara dhe korrupsioni, varfëria dhe papunësia.
Asgjë nuk do të na mbetet nga gjoja kundërargumentet e trilluara. Marrëdhëniet me SHBA-të janë shumë interesante. Janë vënë në një ambasador i cili më shumë është ambasador për vetveten.

Madje edhe SHBA-të disi “gjithnjë” e më shumë kuptojnë aq shumë saqë sigurisht koka u dhemb.

Më interesant më duken këshilltarët, advajzerët e Qeverisë, të paguar shumë për t’ju shitur mjegulla për para të shtrenjta. Ende nuk e kanë të qartë, ndërsa është vonë që të kenë të qartë se qasja dhe sjellja ndaj SHBA-ve kur janë në pushtet republikanët është diçka tjetër, e diçka krejtësisht tjetër kur janë në pushtet demokratët në Uashington. Nuk ka këtu updejt as edhe rezultate. Zanatin e mësuan kur në pushtet ishin republikanët, ndërsa e zbatojnë edhe me demokratët.

Do të thosha çirakë në politikën e jashtme. Nuk ka material njerëzor që të shndërrohen mjeshtër përveç të paguajnë ndonjë faturë të madhe duke e gënjyer Qeverinë. Deri kur do t’ju besojnë nuk e di por le të rikapitulojnë rezultatet dhe të bëjnë bilanc të asaj që është shpenzuar e pastaj do t’u bëhet e qartë.

Me siguri do t’i dënojë, rikapitulluesi. Dikush mund të pyes – Kush i angazhon këta matrapazë?
Politika me fqinjët është më interesantja. Dy liderë prej pesë vendeve që na rrethojnë nuk dëshirojnë të takohen me Gruevskin as me Ivanovin. Kjo do t’u bëjë probleme të mëdha në vendet e tyre. Mendoj se pas tyre me hapa të mëdha u afrohen edhe liderët e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Madje nuk jam i sigurtë nëse edhe Nikoliqi do të kishte kohë për ne ndonëse mësova se po bëhet përpjekje për njëfarë vizite të tij apo shkëmbim të vizitave zyrtare aq sa të bëhet diçka.
Nëse edhe Nikoliqi fillon që të na kuptojë sikur të tjetër, atëherë mjerë për ne, të gjithë do na kuptojnë. 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button