Aksident i rëndë në rrugën Zhelinë-Strimnicë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar rëndë gjatë një aksidenti trafiku në rrugën lokale Zhelinë –Strumicë të hënën rreth orës 11.00 e 30 minuta.

Në këtë aksident janë përplasur, veturë e tipit “Mercedes” me targa të Tetovës e drejtuar nga P. S (28) vjeçar nga Zhelina dhe një furgon” Ford Tranzit”, drejtuar nga O.I (34) vjeçar nga fshati Strumicë.“

 Në aksident dy drejtuesit e makinave kanë marrë lëndime të rënda në trup dhe kokë dhe mënjëherë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë ata janë dërguar për kurim në klinikat e Shkupit”, njofton SPB-ja e Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e shkaqeve që sollën deri te ky aksident. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button