Brazil-Venezuela, ndeshja e mbrëmjes
Sonte në mesnatë, fillojnë ndeshjet e dyta në Grupin A në Kupën e Amerikës “Brazil 2019”, njofton Portalb.mk.
Ndeshja e parë në xhiron e dytë do të jetë në ora 23:50, ndërmjet Bolivisë dhe Perusë. Brazil-Venezuela, pritet të jetë ndeshja tjetër, do të fillon në ora 02:30.
Përndryshe, pas xhiros së parë, Brazili kryeson tabelën me 3 pikë, derisa Peru dhe Venezuela kanë vetëm nga një pikë, derisa Bolivia asnjë pikë. Dy vendet e para në grup kualifikohen, derisa vendi i tretë zhvillon ndeshje të barazhit.