Gruaja kërkon divorcin për ushtrim dhune, rrihet nga burri edhe në gjykatë

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës. Një çift është paraqitur në një nga seancat e divorcit por edhe në ambientet e gjykatës gruaja nuk i ka shpëtuar dhunës së të shoqit.

Çifti Metaliaj po divorcohej për shkak se gruaja kishte akuzuar se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti. Por para se të zhvillohej seanca Blerim Metaliaj e ka qëlluar disa herë më grushta bashkëshorten në sy të vajzës së mitur. Policia ka arrestuar menjëherë autorin. Gruja është shoqëruar në spitalin “Nënë Tereza”, ku ka marrë mjekimet e nevojshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button