Shënohet Dita e demokracisë në Tetovë

Forumi Rinor Arsimor në mënyrë simbolike gjatë fundjavës ka shënuar në Tetovë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Përmes aktiviteteve të ndryshme, të rinjtë kanë pasur mundësi që të pajisen me njohuri dhe dituri për demokracinë dhe principet e saj. Në këtë eveniment në qendër të Tetovës është promovuar edhe një fletushkë, kushtuar demokracisë, mbizotërimi i së drejtës dhe realizimi i të drejtave demokratike.

“Dita ndërkombëtare e Demokracisë paraqet mundësi që të rishikohet statusi i demokracisë në botë. Demokracia nuk është vetëm qëllim, por proces i cili varet nga pjesëmarrja dhe përkrahja e individëve, shoqatave qytetare, pushtetit dhe bashëksisë ndëkrombëtare”, tha Elena Mishevska, nga Forumi Rinor Arsimor. Sipas saj, demokracia mund të jetë e suksesshme vetëm nëse atë e njohim në themelet e saj.

“Të gjithë qytetarët, të gjitha kombet duhet ti njohin të drejtat dhe obligimet  e tyre e sidomos ata që jetojnë në vendet të cilët tashmë kanë përparuar në bazë të demokracisë”, tha ajo.

Ajo tha se  qytetarët duhet të dijnë dhe kanë të drejtë të informohen “pse është e rëndësishme të votohet”, “si të ndikohet në vendimet që i sjellin lidertë që i votojmë”,” kush janë të drejtat tona themelore”. Këta janë pyetjet në të cilët duhet t`iu kushtohet rëndësi dhe duhet gjithnjë të parashtrohen përmes sektorit civil, mediave të lira dhe shkollave, theksojnë organizatorët e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button