PDSH reagon ndaj rrënimit të objektit “Llovec”

Dega Gostivar e Partisë Demokratike Shqiptare ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit që ka të bëjë me rrënimin e objektit “Llovec” në Gostivar.

“Gostivarasit veçmë një kohë të gjatë pësojnë nga paaftësia, mosdija dhe konfliktualiteti i njerëzve që kinse i përfaqësojnë në pushtet qëndror dhe atë lokal. Sikur të mos mjaftonte varfërimi i skajshëm i shqiptarëve si pasojë e politikës një nacionale që udhëhiqet në këtë shtet, kompanitë shqiptare duhet tu nënshtrohen kapadahillëkut dhe papërgjegjësisë të funksionarëve shqiptarë në pushtetin qëndror dhe atë lokal”, thuhet në këtë reagim.

“Tashmë dëmi është bërë dhe për pronarin e këtij objekti është pak e rëndësishme se kush e nisi i pari dhe kush e përfundoi, Rufi Osmani me vendimin për rinim apo BDI dhe Nevzat Bejta me realizimin e rrënimit! 

Partia Demokratike Shqiptare u garanton ndërmarrësve shqiptar që këto politika aktuale rrënuese dhe shkatërruese për shqiptarët së shpejti do tu vijë fundi!”, thuhet më tutje në reagimin e Degës së PDSH-së në Gostivar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button