Për të 8 herë, nesër seanca gjyqësore për vrasjen e maturantit Muhamedali Jasharit

Për të tetën herë më rradhë, nesër do të mbahet séance gjyqësore për vrasjen e maturantit Muhamedali Jashari, nga fshati Kondovë i Shkupit.

Babi i viktimës Xhevair Jashar, edhe pse i zhgënjyer disa herë nga anulimi i seancës për shkak mungesës së dëshmitarëve, edhe kësaj here shprehet optimist se nesër mbahet gjykimi dhe i akuzuari do të merr masën e dënimit të merituar.

“Nesër e mërkure me fillim në orën 10:00 është caktuar gjykimi. Kjo është hera e shtatë apo e tetë që mbahet seanca, jam takuar sot me dëshmitarët dhe i kam bindur që nesër të paraqiten në Gjyq. Ata më dhanë fjalën se do të jenë aty, dhe besoj se nesër përfundimisht kjo do të merr fund, dhe i akuzuari do të merr dënimin e gjykatës” tha Jashari.

Ndryshe Muhamedali Jashari, u vra në prill të vitit 2011. Për vrasjen e Muhamedali Jasharit, duhet të përgjigjen Petar Manevski(18) për akuzën shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, derisa 19 vjeçari Stefan Gelov dhe i mituri D.T do të përgjigjen për rrezikim me armë gjatë rrahjes. Përveç tre të lartë përmendurve, nuk ka përgjegjës tjetër për incidentin.

Për veprën penale ‘Lëndime të rënda trupore’ bazuar në nenin 131 paragrafi 4 i Kodit Penal, që është cilësuar forma më e rëndë e veprës, për shkak me pasojë vdekjen. Për këtë vepër parashikohet dënim me burg, nga 1 deri në 15 vjet burg./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button