NATO: Të zgjidhet emri, pastaj në Aleancë

Vetëm zgjidhja e plotë e problemit me emrin mund t’i hapë dyert e Maqedonisë në NATO, deklaruan personat zyrtar të Aleancës të cilët insistuan në anonomitet, pas informatave në mediumet greke se po shqyrtohet aplikimi i vendit nën emrin “Maqedonia e Epërme”.

“Të gjithë aleatët e NATO-s besojnë se integrimi evroatlantik mbetet mënyra më efikase që të vendoset stabilitet dhe prosperitet të vendet e rëndësishme strategjike të Ballkanit Perëndimor. Ne do të donim që Republika e Maqedonisë së shpejti të anëtarësohet në Aleancën, sapo çështja e emrit të zgjidhet”, theksojnë nga selia e NATO-s. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button