Izgor, privatizimi përballë Aman-it: njësoj, ama jo bash njësoj

Titulli i këtij shkrimi është i inspiruar nga një barcoletë bejgji pashije. Ashtu, ngjashëm me të, si kulm të mosshijes dhe nënçmimit të inteligjencës së qytetarëve, i përjetoj përpjekjet që të vihet shenjë barazimi midis AMAN-it dhe IZGOR-Privatizimit (‘Privatizimit përvëlues’), dy grupe qytetarësh, të cilat në publik profilohen dhe deklarohen si lëvizje qytetare autentike.

Ja disa, sipas mendimit tim, argumente të pathyeshme se pse kjo është kështu:

Tajmingu i protestave


Protestat e AMAN-it ndodhën si revoltë ndaj shtrenjtimeve të më shumë gjërave në një periudhë të ngushtë kohore gjatë kësaj vere (rryma, ngrohja, karburantet) dhe sjelljes arbitrare të disa prej aktorëve të involvuar (rregullorja e ‘Toplifikacionit’, heqja e tarifës së lirë nga ana e EVN-së).

Nga ana tjetër, protestat e IZGOR-Privatizimit janë të drejtuara vetëm kundër shitjes së EEM/EVN, në 2006.

Cikikët do të kishin thënë – qenkan kujtuar herët.

Qëndrime dhe kërkesa


AMAN kanë qëndrime dhe kërkes? të qarta, të cilat i adresojnë të gjitha shtrenjtimet dhe çështjeve që i theksova, e të cilat mund t’i gjeni te blogu i tyre zyrtar. Përfshijnë kthimin e çmimeve në nivelin e vitit 2008, kthimin e tarifës së lirë të rrymës, heqjen e 33 – përqindëshit për fuqi të angazhuar në faturat e rrymës, tërheqjen e rregullores së ‘Toplifikacisë’, uljen e çmimit të karburanteve me intervenim të shtetit përmes instrumenteve që ka në dispozicion, dhe kërkesa të tjera konkrete.

IZGOR, nëse e sublimoj qëndrimin e tyre të cilin e transmetuan vetëm përmes mediave, proteston vetëm kundër privatizimit të EEM/EVN, kërkon përgjegjësi vetëm prej atyre që e privatizuan më 2006-tën dhe kërkojnë që vetëm kjo kompani (private, apo jo, njësoj si ata që e paditën Maqedoninë për OKTA dhe fituan dëmshpërblim multimilionësh, paguar, qëllojeni, me paratë e kujt) që të heqë dorë nga privilegjet e kontratës.

Sa e kam unë të njohur, IZGOR në asnjë mënyrë nuk po tregon se si t’ia bëjmë me shtrenjtimet e tashme. As që kërkon përgjegjësi nga institucionet të cilat, 6 vjet, ja, nuk kanë ndërmarrë asgjë që të pastrohen gjërat me atë privatizimin famoz.

Për privatizimin
Kur veçmë flasim për të, edhe aty vërehet dallimi. AMAN, në komunikatën e 17 shtatorit, thonë që të gjitha privatizimet e resurseve energjetike strategjike kanë qenë të dëmshme, dhe mu për këtë bëjnë thirrje që të mos lejohet një gjë e tillë me ELEM-in.

Nga ana tjetër, iniciativa IZGOR proteston vetëm kundër privatizimit të EEM/EVN, ndërsa për privatizimin e mundshëm të ELEM-it, nuk kanë qëndrim.

Ndoshta mendojnë se padronët e ardhshëm të ELEM-it do të jenë më galantë ndaj popullit se këta të EVN-së, do të prodhojnë dhe do të shesin rrymë të lirë, që të mos ketë nevojë që të protestohet edhe kundër tyre. Pas 6 ose 7 vjetëve, kuptohet.  Do të shohim, ose siç do të thoshin në IZGOR, “otom-potom” (shohim e bëjmë).

Për mënyrën e organizimit, ose kush cilin e manipulon


Për fund, por jo më pak e rëndësishme, ja disa observime të shpejta të cilat, së paku për mua, i bëjnë një destruksion shtesë këtij konteksti dhe barazimi të rrejshëm që ofrohet, se të dy lëvizjet janë “të njëjta” dhe se prapa të dyjave qëndrojnë struktura politike formale, të cilat i manipulojnë qytetarët:  

AMAN kanë takime publike tri herë në javë prapa shtëpisë përkujtimore të Nënës Tereze, në të cilat mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar,  dhe të votojnë po qe se merren vendime. Kështu harmonizohen kërkesat e AMAN-it, kështu merret çdo vendim. IZGOR, nga ana tjetër, nuk e kanë këtë praktikë, ose së paku nuk kanë treguar deri më tani se si mund të marrin pjesë qytetarët në iniciativën e tyre.

AMAN kanë blogun e tyre, FB-profil, fan pejxh, grupe të punës ku qytetarët dhe të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë dhe marrin çdo informatë. Për IZGOR-in, krahas të gjitha përpjekjeve të mia, nuk arrita të gjej asgjë të tillë.

Tek AMAN ka më shumë aktivitete vullnetare që të motivohen qytetarët për t’u dhënë mbështetje kërkesave dhe protestave: ndahen fletëpalosje dhe ngjiten postere nëpër vende publike, tregje, sheshe, lagje, organizohet ndonjë aksion për informim rreth protestës për çdo javë, ka video-aktivizëm, blogerim në lidhje me temën dhe lëvizjen …Tek IZGOR, asnjë fjalë prej gjithë kësaj. Ose këta njerëz marrin informata telepatike për atë se çka planifikon iniciativa e tyre, ose ndoshta flasim për ndonjë lloj tjetër komunikimi, për të cilin opinioni publik nuk është i informuar.

IZGOR akuzon LSDM-në dhe privatizimin e EEM për çmimin e sotëm të rrymës. AMAN nuk akuzon asnjë parti, por kërkon nga institucionet dhe korporatat që t’i realizojnë kërkesat e qytetarëve.
IZGOR në disa komunikata i bëri thirrje AMAN-it që t’i bashkohen në protesta dhe të mos manipulohen nga LSDM. Nga AMAN, asnjëherë, edhe pse e kanë të qartë se kush mund të qëndrojë mbas IZGOR-Privatizimit, nuk dolën me akuza direkte dhe publike ndaj këtyre qytetarëve.

IZGOR thonë se AMAN nuk i ka ftuar në protesta, e i paftuar askund nuk shkoheshka. Do të mendojë ndokush se të gjithë qytetarët që protestuan të bashkuar në iniciativën AMAN në pothuajse dy muajt që shkuan, kanë marrë ftesa. Personalisht, në dorë. Si për dasmë. 
Bën vaki të jeta tjetra: për protestat e AMAN-it dëgjuan dhe morën vesh të gjithë, bile edhe ato media që gjithçka përcjellin dhe dëgjojnë mirë, por që dobët botojnë. Por, jo edhe njerëzit nga IZGOR. Me siguri,  publik besnik i mediave për të cilat ju flas. Epo, ku ta dinë këta njerëz se protestohet, kur shikojnë vetëm spektakle dhe suksese, të cilat nuk kanë fund.

?, po, de… është njësoj, ama jo bash njësoj.

 Autori është drejtues i projektit AKTIV www.aktiv.org.mk

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button