Poposki: Të respektohet zbatimi i vendimeve të GJND

Në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 67-të me radhë të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, ka kërkuar në fjalimin e tij respektimin e vendimeve dhe përforcimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Në një komunikatë të shkurtër të MPJ-së, thuhet se Poposki ka riafirmuar përcaktimin e Maqedonisë për respektimin e vendimeve të GJND-së nga të gjitha vendet-anëtare, ndërsa ka theksuar gjithashtu nevojën për përforcimin e rolit të GJND-së.

Në këtë drejtim, Poposki ka dhënë mbështetje për përpjekjet e Sekretarit Gjeneral të OKB-së për rritjen e numrit të vendeve të cilat e pranojnë kompetencën obligative të GJND-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button