Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Rama e sqaruan polemikën e tyre
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kanë deklaruar sot se e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre në lidhje me deklaratën e Pendarovskit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për fillim të negociatave me BE-në, transmeton Portalb.mk.
Pendarovski nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se ka kontaktuar me kryeministrin Rama dhe se kanë biseduar për fillimin e negociatave me BE-në për të dy vendet. Ai ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është po aq i rëndësishëm sa anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut.
“Dje, kemi pasur komunikim me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. Fqinjët tanë janë të rëndësishëm, rruga e integrimit të Shqipërisë në BE është po aq e rëndësishme sa e jona, sepse ato ndërthuren reciprokisht”, ka shkruar Pendarovski.
Во текот на вчерашниот ден имавме комуникација со премиерот на Албанија @ediramaal. Нашите соседи се важни, интегративниот пат на Албанија кон ЕУ е исто толку важен како и нашиот, бидејќи се взаемно испреплетени.
— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) June 16, 2019
Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama ka deklaruar se mosmarrëveshja mes tyre është zgjidhur.
“Presim çeljen e negociatave por ndryshe nga ne, Maqedonia është në përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi nga brenda që nuk duan negociatat. Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre”, ka thënë Rama.
Disa ditë më parë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi nga Këshilli Europian që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave. Pas deklaratës së tij, reagoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë & shqiptarëve në zhvillimet demokratike & rrugën evropiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkroi Rama.
Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!
— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2019
- LEXO: Presidenti Pendarovski për datën i kërkoi Brukselit: Na ndani nga Shqipëria
- LEXO: Bushati e kundërshtoi Pendarovskin: Ndarja do të ishte gabim strategjik për BE-në
- LEXO: Ka reaguar dhe kryeministri Rama ndaj deklaratave të Pendarovskit për eurointegrimet e dy vendeve fqinje
- LEXO: Cakaj vazhdon angazhimin në Paris për hapjen e negociatave për Shqipërinë