Në qeverinë gjermane s’ka dilemë rreth perspektivave të Maqedonisë së Veriut në BE
Agjencia gjermane për lajme DPA shkruan se në Berlin s’ka më dilema rreth përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Gjithnjë e më e sigurt është që Shqipëria, për shkak të krizës politike, do të bie nga pakoja, shkruan Dojçe Vele.
Pavarësisht kritikave nga CDU-ja konservatore, ministri gjerman për punë të jashtme Hajko Mas edhe më tutje angazhohet për hapur negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Njëkohësisht ai thekson se vendim për atë temë s’do të merret në takimin e ministrave për punë të jashtme të BE-së javën e ardhshme.
“Dëshirojmë të hapen negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi politikani nga radhët e socialdemokratëve gjerman të enjten.
Duke pasur parasysh rezistencën e Francës drejt një hapi të tillë, Mas thotë se mund të vendoset edhe më vonë kur do të hapet mundësia që të binden edhe shtetet skeptike.
Zëvendës-shefi i grupit të deputetëve të CDU-së në Bundestag, Johan Vadefull thotë që pavarësisht këtyre qëndrimeve, parlamenti vetëm kah fundi i shtatorit do t’i jep dritë jeshile qeverisë.
Me këtë rast, ai shprehu dyshim nëse Shqipëria, duke pasur parasysh turbulencat e brendshme politike, është me të vërtetë e përgatitur për fillim të negociatave. Mas, në anën tjetër, e thekson mendimin pozitiv të Komisionit Evropian.
Parlamenti holandez të mërkurën është prononcuar për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe me Shqipërinë. Vendimin final, BE-ja do të sjell në tetor.
Kancelarja Angela Merkel të enjten u takua me kryeministrin e Zaev në Berlin. Prononcimi pozitiv është për këtë vend në qeverinë gjermane është i pakontestueshëm, për shkak se qeveria në Shkup e ka zgjidhur kontestin e disa dekadave me Greqinë dhe pranoi ndërrimin e emrit të shtetit, shkruan agjencia DPA.
- LEXO: Data është merituar, por vendimi varet nga kalendari i BE-së për vendime
- LEXO: Takimi Zaev – Merkel: Në shtator Bundestagu do të vendosë për dhënien e datës së bisedimeve Maqedoni – BE
- LEXO: Deputeti gjerman: Vendimi i Gjermanisë në vjeshtë do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave BE-RMV
- LEXO: Mosmarrja e datës në qershor, opozita shqiptare në RMV kërkoi zgjedhje parlamentare